Uruguai dhe Ekuadori hedhin hapin e madh drejt Kupës së Botës, Kili dhe Kolumbia larg Katarit

Mbrëmë u kompletua xhiroja e 16-të e kualifikuesve të Amerikës së Jugut për Botërorin, pas së cilës Uruguai dhe Ekuadori bënë një hap të madh drejt kualifikimit për në Katar.

Uruguai mundi Venezuelën 4-1 dhe u ngjit në vendin e katërt që mbahej nga Peruja, që barazoi 1-1 me Ekuadorin.

Uruguaianët tani kanë gjithçka në duart e tyre dhe atyre u duhet të fitojnë ndaj Perusë dhe Kilit për të shkuar në Kupën e Botës.

Një hap të madh drejt Katarit me pikën e fituar bënë edhe ekuadorianët, të cilët në rast fitoreje ndaj Paraguait, më e keqja që do të kapnin është play-off-i.

Ka pak mundësi që të shohim Kilin dhe Kolumbinë në Katar. Kilianët mposhtën Bolivinë me rezultat 3:2, por në dy raundet e fundit u duhet të mposhtin Brazilin dhe Uruguain, që është një detyrë shumë e vështirë.

Kolumbia humbi me Argjentinën dhe duhet të fitojë dy takimet e mbetura ndaj Bolivisë dhe Venezuelës dhe të shpresojë për gabimet e Uruguait, Perusë dhe Kilit.

Brazili mposhti në mënyrë rutinore Paraguajin 4-0 dhe tani është në prag të 21 fitoreve dhe 3 barazimeve.

Tabela: