VIDEO/ Fenomenal Alexis Sanchez, realizon supergol nga goditja e dënimit

Kili triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Bolivisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në kualifikueset për Botërorin e Katarit. Heroi i sfidës për kilienët ishte Alexis Sanches, i cili me dopietën e realizuar ndihmoi skuadrën e tij të fitonte.

Sulmuesi i Interit u tregua fenomenal, duke zhbllokuar ndeshjen me një gol fantastik me goditje dënimi.

Bolivia gjithsesi nuk u dorëzua, pasi ia doli të barazonte me Enoumba brenda 45 minutave të para. Kili nuk mund të pajtohej me rezultatin dhe kaloi sërish në epërsi me anë të Nunez Espinoza, kurse Alexis Sanchez shënoi edhe golin e tretë.

Tre minuta më pas Moreno i ngushtoi shifrat dhe në fund Bolivia iu afrua edhe golit të barazimit, por traversa ua mohoi. Kili e ruajti epërsinë dhe mori tre pikë shprese që i mbajnë në lojë për kualifikimin në Botëror.