Iku Erëblini, erdhi Lirigzoni: Lideri i ri i Parlamentit Studentor të Prishtinës

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, tashmë ka një udhëheqës të ri. Sipas njoftimit të kësaj faqeje në Facebook, Lirigzon Hoxha tashmë e ka marrë postin drejtues, shkruan Syri Kosova.

“Të nderuar studentë të Universitetit të Prishtinës, sipas marrëveshjes nga organizatat fituese të zgjedhjeve studentore, nga sot Parlamenti Studentor do të udhëhiqet nga Lirigzon Hoxha. Kryesisë së re i urojmë fillim të mbarë dhe përfaqësim dinjitoz të Parlamentit Studentor” thuhet në njoftim.

Deri më tani, Parlamenti Studentor ishte nën drejtimin e Erëblin Hoxha.