Arrestimet: Emrat e punonjësve të burgjeve të Elbasanit, Peqinit dhe Drenovës dhe të 'ryshfetçinjve'

Detaje të reja kanë dalë nga  megaoperacioni i Policisë së Elbasanitt që u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në institucionet e vuajtjes së dënimit. 11 punonjës të burgjeve të Elbasanit, Peqinit dhe Drenovës kanë përfunduar në pranga. Një pjesë e tyre kanë në ruajtje të burgosur të dënuar për krime të rënda, organizata kriminale ose të emërtuar ndryshe si të burgosurit VIP. Të arrestuarit janë

Hysni Ndreu, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ’’Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;

Gazmir Meta, 52 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;

Elvis Gjoci, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Gentian Gjata, 48 vjeç, banues në Elbasan, pronari i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;

 Gentian Mino, 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;

Dardan Xhahysa, 24 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;

Mikel Gjella, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

 Klevis Deliaj, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Genci Xhahysa, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;

Ervin Velia, 32 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;

Rigers Miha, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”;

Kastriot Gjella, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim;

Enver Kasneci, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;

Janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”për shtetaset:

 L. Gjata, banuese në Elbasan, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;

 F. Sula, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi kanë lejuar futjen e drogës dhe të sendeve të tjera të paligjshme në qelitë e të dënuarëve. Sipas disa burimeve, në krye të këtij aktiviteti ishte shefi i Policisë së Burgut të Elbasanit, Hysni Ndreu.

Në operacion pati riarrestime edhe të të dënuarëve "Vip", emrat e të cilëve priten të shpallen sot edhe zyrtarisht nga Policia e Shtetit.