Shkoi në nominim, Beniada habit Arbanën

Beniada, Einxhel dhe Arjola janë tre të nominuarat e kësaj jave në "Big Brother", së bashku me Donaldin i cili shkoi në nominim si dënim nga Vëllai i madh pas thyerjes së rregullave me Mozzikun. 

Nominimi normalisht i mërzit banorët dhe i mban në ankth me frikën e daljes në puntatën e rradhës, por jo Beniadën.

Modelja ka habitur Arbanën dhe të gjithë duke u shprehur falenderuese.

Pas fjalës së Arbana i tha se është shumë e lumtur që pjesë e këtij formati ka qenë një vajzë e bukur me shpirt të pastër si ajo.

Beniada: Në këtë moment të lojës është normale, do nominojmë njëri-tjetrin. Kur kam ardhur këtu s’e kisha menduar asnjëherë që do arrija kaq larg dhe nominimin nuk e marr fare në mënyrë negative. Falenderoj të gjithë, ju produksioni që na keni dhënë mundësinë, popullin shqiptar.

Arbana: Sa e mirë je Beniada, sa e veçantë je, unë gjithmonë e kam thënë që je një vajzë atipike, kaq e bukur jashtë dhe kaq e pastër dhe e bukur brenda. Jam shumë e lumtur që të kam pasur pjesë të këtij formati.