Shpërthen Einxhel ndaj Donaldit: Bëra aksident me makinë dhe ju më hoqët...

Shfaqja e fjalëve që Donaldi dhe Einxhel kanë thënë për njëri-tjetrin sot në mbrëmjen LIVE në “Big Brother VIP”, ka bërë që ata të dy të shpërthejnë në akuza ndaj njëri tjetrit.

Donaldi foli tepër i tensionuar duke thënë se Einxhel është një vajzë shumë e ulët.

 

“Ti je vajzë shumë, po shumë e ulët, super e ulët, me ty nuk merrem më. Se si del flet për mua dhe vëllain tim, kush je ti njëherë? Flet ti? Ti që ke qenë e punësuar te unë? Ti po analizon të kaluarën time, po më gjykon për sjelljen time, po gjykon lidhjet e mia. Po ti kush je? Çfarë edukate ke? Çfarë ke bërë në jetë? Je 32 vjeç, kush të ka marrë, kush je?”- tha Donaldi.

 

“Je bërë i famshëm prej të dashurës tënde, se nuk të njihte njeri, personazh portalesh u bëre prej lidhjes tënde,” u përgjigj Einxhel.

Më pas, biseda degradoi dhe Einxhel tregoi historinë e që kishte nga jashtë me Donaldin.

 

“Unë bëra aksident me makinë dhe ti dhe vëllai jot më hoqët nga puna. Nuk më dëmshpërbleu askush dhe ju nuk më hapnit as telefonin. Kam prova dhe dëshmitarë që më hoqët padrejtësisht nga puna. Ju u kujtuar të më dërgoni një mesazh pas 5 ditësh dhe më thatë që je e pushuar nga puna për mungesë korrektësie në punë dhe as nuk më pyetët si je”- rrëfeu Einxhel.