VIDEO/ Ngrohësja i ve flakën shtëpisë në Vlorë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së martës në qytetin e Vlorës, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” të qytetit bregdetar, ku për shkak të flakëve dhe tymit kanë marrë plagë të lehta dy familjarët që janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. 

Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe mundën me shpejtësi të vendosin flakët në kontroll. Paraprakisht mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një ngrohëse. 

Vlorë/Informacion paraprak

Me datë 01.02.2022, rreth orës 21:10 në lagjen "24 Maji", në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  K. Rr., ku si pasojë është  dëmtuar shtetasi K. Rr., dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. 

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.