Rakipi: Pushteti ka pronësuar median dhe e paguan, kemi ndërtuar pseudo-sistem

Gazetari Ylli Rakipi, në një intervistë me Skype në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, foli për situatën politike dhe mediatike në vend.

Rakipi thekson se pushteti ka pronësuar median dhe e paguan, duke shtuar se kemi ndërtuar pseudo-sistem.

“Rama është interesant si personazh, ai pranon edhe ballafaqimin, pranon t’i afrohesh. I thashë që jeni tre banda, e je një prej bandave. Unë kam nxjerrë afera të forta, edhe media luan lojëra shumë të pista dhe pushteti e ka pronësuar median dhe e paguan atë shpesh. Bie pak erë media në vendin tonë.

Unë përherë kam marrë në intervista njerëz kritikë me Ramën dhe jo palë me të. Berisha duhet të kërkojë shumë më shumë ndjesë për atë që ka krijuar në PD. Përpos se Rama etj, duhet të themi se edhe ne si popull kemi disa probleme. Këta politikanë nga gjiri i popullit kanë dalë. Rama e do këtë situatë, bashkë me Yuri Kim e të tjerët, Edi Rama është i gëzuar që po i ndodh kjo gjë opozitës, i pjellin të gjithë shpezët tani. Kjo është Shqipëria e ne kemi ndërtuar pseudo-sistem. Këta njerëz i prodhon kjo shoqëri”, u shpreh Rakipi.