VIDEO/ Momenti i arrestimit të Dardan Molliqajt, po hynte në emision

Publikohet video nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, teksa po hynte në televizionin T7.

Molliqaj ishte i ftuar  në emisioni Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, pasi gjatë tubimit ka goditur një efektiv policie. 

Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në qeverinë "Rama 2", Besa Shahini. 

PSD: Nuk kishte urdhërarresti për Molliqajn
Nga partia e tij thonë se u shkel ligji në rastin e arrestimit të Molliqajt. Sipas PSD’së, ndaj Molliqajt s’kishte fletëarrest dhe një i tillë po përpilohej tek pas arrestimit.

“Ftesat për intervistim, përkatësisht dorëzimi personal i tyre nga ana e Policisë së Kosovës nuk është realizuar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Privimi i dhunshëm nga liria i Dardanit përbën abuzim me pushtetin nga ana e të gjithë zingjirit përgjegjës brenda sistemit të drejtësisë. Arrestimi i tij është krejtësisht joproporcional dhe në shpërputhje me kushtet ligjore për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e PSD’së.

“Ky arrestim ka mund të ngjajë sot në çdo kohë. Ai ka qenë në zyrë dhe nëpër takime të ndryshme në Prishtinë përgjatë këtyre dy ditëve. Mirëpo, arrestimi, pa fletëarrest, u bë në hapësira të një televizioni. Tash, pasi që është arrestuar, po kuptojmë që urdhërarresti i policisë është duke u përpiluar”, njofton PSD.

Njoftimi i plotë i PSD-së:

Dardan Molliqaj, Kryetari i PSD-së është arrestuar!

Para pak minutash në hapësirat e Televizionit T7 është arrestuar Dardan Molliqaj. Ai u arrestua lidhur me incidentit në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Ftesat për intervistim, përkatësisht dorëzimi personal i tyre nga ana e Policisë së Kosovës nuk është realizuar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Privimi i dhunshëm nga liria i Dardanit përbën abuzim me pushtetin nga ana e të gjithë zingjirit përgjegjës brenda sistemit të drejtësisë. Arrestimi i tij është krejtësisht joproporcional dhe në shpërputhje me kushtet ligjore për një veprim të tillë.

Ky arrestim ka mund të ngjajë sot në çdo kohë. Ai ka qenë në zyrë dhe nëpër takime të ndryshme në Prishtinë përgjatë këtyre dy ditëve. Mirëpo, arrestimi, pa fletëarrest, u bë në hapësira të një televizioni. Tash, pasi që është arrestuar, po kuptojmë që urdhërarresti i policisë është duke u përpiluar.

Kjo tregon qartë që organet e drejtësisë, duke arrestuar në mënyrë të jashtëligjshme e skandaloze Dardan Molliqajn, është vënë në shërbim të pushtetit të Kurtit.

Ju sigurojmë se ne, Partia Socialdemokrate do i mbajmë përgjegjës dhe do ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore kundër të gjithë atyre që sonte abuzuan pushtetin e tyre për ta privuar nga liria Dardan Molliqaj. Arrestimi i panevojshëm i sotëm është i motivuar politikisht dhe është sulm i drejtpërdrejtë ndaj veprimeve tona opozitare.