Si e pritën banorët rikthimin e Einxhel pas kthimit nga spitali

Pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë ku Einxhel po luante me pupat e shtëpisë dhe përfundoi me krah të thyer, ajo u kthye në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Të gatshëm për ta ndihmuar me çfarëdo gjëje të kishte nevojë, banorët e pritën më së miri Einxhel pas incidentit të rëndë.

 

Pas ndërhyrjes që pati në spital, Einxhel u rikthye e vendosur për të vazhduar lojën, ndërsa ethet e finales së madhe janë gjithnjë e më pranë.

Banorët të pyetur nëse e kanë parë si rëndesë kujdesin ndaj Einxhel, thanë se e kanë bërë me kënaqësi kujdesin ndaj saj.