Çfarë po ndodh në ‘Big Brother’, Donaldi bën gati valixhen dhe...

Sonte është puntata e radhës e “Big Brother VIP” dhe pritet të ketë edhe eliminim e njërit prej banorëve të shtëpisë.

Dy të nominuarit e kësaj mbrëmje për të lënë sonte shtëpinë janë Donaldi dhe Tani.

 

Donaldi nisi të përgatiste valixhen.

“Do të më ndihmosh t’i bëj valixhet gati”, i drejtohet Ilirit, ku ky i fundit nuk bëri ndonjë reagim.

 

Në vazhdim, Donaldi shton se nëse Iliri do i përgatiste valixhet atij do ta bënte duke vallëzuar dhe kënduar.

Kujtojmë se, javën e kaluar u eliminua Egzona.