‘25 prilli më prishi punë’/ Rrëfehet Meta: Dy mandate si president dhe largohesha nga politika. Ëndrra për diplomat në…

“Dy mandate si president dhe Ilir Meta do të largohej nga politika”!

Lajmin e ka bërë me dije vetë gjatë një interviste për emisionin “Pushteti”, duke bërë me dije se do të ndiqte një karrierë të dytë si diplomat apo si pedagog në universitetet e vendit.

Në detyrën e ëndrrave si diplomat, Meta ka shprehur hapur simpatinë e tij për vende nordike si Suedia dhe Danimarka.

“25 prilli më prishi shumë punë. Plani im ishte se do të merrja një mandat të dytë si president dhe më pas mendoja që t’i futesha një karriere tjetër. P.sh. diplomat. E kam qejf Danimarkën shumë se kam shumë miq atje. Ose mësimdhënie në ndonjë universitet. Po ideja e ambasadorit në Danimarkë, apo Suedi do më pëlqente shumë. Pse të merrem unë nëse vendi ecën normalisht?,”- shtoi kreu i shtetit.

Megjithatë sipas tij, “plani” për të ardhmen iu shkatërrua prej zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.