Edith Harxhi: Shtëpia e lirisë zgjim qytetar, askush s’e ndal rebelimin popullor

Anëtarja e Komisionit për Rithemelimin e PD-së Edith Harxhi, në intervistë në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, deklaroi se Shtëpia e lirisë është zgjim qytetar.

Harxhi theksoi se askush nuk do ta ndalë dot rebelimin e madh popullor.

“Basha mbështetet nga Rama. Durrësin e ka kapur mafia. Nuk e di nëse  regjimi mundet nga kjo makineri parash, por fuqia popullore është fuqi qytetare e fortë. Unë i besoj fuqisë popullore dhe vjen një pikë vlimi, që s’mund ta mundë dot kush rebelimin popullor.

Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina etj kanë arritur pikën e vlimit.  Unë shoh një zgjim qytetar, Shtëpia e Lirisë është zgjim qytetar”, deklaroi Harxhi.