Zgjedhjet e 6 marsit, PS cakton kandidaturën për Bashkinë e Lushnjes

Partia Socialiste ka caktuar kandidaturën për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Burime nga PS për gazetaren e Syri Tv, Ambrozia Meta, bëjnë të ditur se në përfundim të procesit të konsultimit me strukturat e partisë dhe pas sondazheve të kryera, Kryesia e Partisë Socialiste është dakordësuar për propozimin e Eriselda Sefës si kandidate për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme të datës 6 Mars.

Sipas PS, kandidatura e Sefës garantoi mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera.

Sefa aktualisht mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë  bashki.