Strazimiri: Shtëpia e Lirisë thirrje e demokratëve për liri, jemi të vendosur për fitore

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, deklaroi se koalicioni “Shtëpia e Lirisë” është thirrje e demokratëve për lirinë.

Strazimiri theksoi se koalicioni “Shtëpia e lirisë” është i vendosur për fitore.

“Ekipi ynë i Shtëpisë së Lirisë është ekip shumë i mirë. Shtëpia e Lirisë është thirrje e demokratëve të lirë. PD sot është forca më e madhe. Jemi të vendosur për fitore. Demokratët e kanë ndarë mendjen dhe ne i flasim elektoratit gri. Këtë radhë demoktratët e konsiderojnë akt patriotik, që të gjithë të mblidhemi në selinë e PD-së.

Jemi njerëz të lirë, kapriçozë deri në çmenduri. Demokratët janë patriotë dhe përgjegjshmëri. Endri Fuga kur shkruan për non gratën e Berishës, shkruan e flet si Basha, e besoj se i shkruan e njëjta dorë”, deklaroi Strazimiri.