Detaje nga operacioni në Elbasan/ Në pranga zyrtarë e të burgosur, kanë futur drogë në burgje

Më shumë se 25 urdhër-arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit.

Mes urdhrave të ndalimit ka zyrtarë të burgjeve, të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

Ky operacion është zhvilluar pas një hetimi disa mujor, me metoda speciale.

Burime bëjnë me dije se mes të arrestuarve ka edhe të burgosur VIP.

Të burgosurit VIP, dyshohet se në bashkëpunim me zyrtarët e burgjeve, kanë futur sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në ambjentet e burgjeve.