Njihuni me 15 skuadrat që kanë siguruar deri tani kualifikimin në Botërorin e Katarit

Koreja e Jugut është skuadra e 15-të që siguron biletën për pjesëmarrjen në Botërorin 2022, që do të zhvillohet këtë vit në Katar.

Koreanët mundën sot Sirinë në Dubai me shifrat 2-0, duke blinduar vendin e dytë në grup dhe siguruar pjesëmarrjen në turneun e fundvitit.

Skuadrat e kualifikuara deri tani në Botëror janë: Katari, Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Argjentina, Irani dhe Koreja e Jugut.