Dua Lipa një nga tre artistët më të dëgjuar në botë, ja kush kryeson

Emri i Dua Lipës është gjithmonë aty ku bëhet fjalë për sukseset në muzikë.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare është një nga tre artistët më të dëgjuar në botë, në radio.

I pari që kryeson listën është Ed Sheeran, i cili numëron 4.3 milionë dëgjime në vit në të gjithë botën e pasuar nga Dua Lipa me 4.2 milionë.

Vendi i tretë i takon The Weeknd me tre milionë dëgjime, me Queen që ka zënë vendin e katërt me 2.9 milionë dhe Maroon 5 në vendin e pestë me 2.5 milionë.

Bustin Bieber në anën tjetër, dominon me më shumë ndjekës në “Spotify”, aktualisht 13.5 milionë.

Pavarësisht shifrave dhe ndjekësve, Olivia Rodrigo e ka mposhtur atë si artistja më e dëgjuar me 5.1 miliardë dëgjime.