VIDEO-SYRI TV/ Prokuroria pyet anëtarët e SHRF-së që ishin në takimin skandaloz me Veliajn

Ndikimi i politikës në sport, vijon të vendosë shumë pjesëtarë të futbollit përballë një situatë të pazakontë. Prokuroria e Tiranës është vënë në veprim pas padisë së ngritur nga Erion Veliaj duke marrë në pyetje anëtarët e Shoqatës Rajonale të Tiranës dhe personat që ishin në takimin ku u regjistrua komunikimi skandaloz i Erion Veliajt.

Nga SYRI TV

Ndërhyrja e politikës në sport për të ndikuar në zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka vënë sportistët kryeqytetas përball një situate të pazakontë. Në

një kohë që duhet të merreshin me mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive, sportistë, trajnerë e administratorë klubesh janë detyruar në dy ditët e fundit që të enden dyerve të prokurorisë dhe Policisë.

Me padi të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk ka kursyer as sulmet publike ndaj figurave të futbollit në vend, Policia dhe prokuroria ka nisur të thërras një e nga një të gjihtë anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Fillimisht në Prokurori u thirrën për tu marrë në pyetje personat të cilët ishin pjesë e takimit informal të thirrur nga Erjon Veliaj, ku më pas u publikua edhe skandali i gjuhës së përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës, për ti bërë presion pikërisht 41 anëtarëve të pranishëm.

Ndërkohë marrja në pyetje e personave që kanë votuar në Asamblenë e shoqatës së Tiranës, pas të cilës fitues u shpall Krenar Alimehmeti, vijoi këtë të martë në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Oficer të policisë gjyqësore kanë pyetur anëtarët e Asamblesë në lidhje me akuzat e ngritura nga Erjon Veliaj dhe përfaqësuesi që ai mbështeste në zgjedhjet për shoqatën e Tiranës, se në mbledhje ishin të pranishëm më shumë delegatë se sa numri i të regjistruarve.

Kujtojmë se një ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve për shoqatën rajonale të futbollit Tiranë, Erjon Veliaj zhvilloi një takim informal ku morën pjesë 41 anëtarë, ndaj të cilëve kryebashkiaku tentoi të bënte presion ndaj tyre, në mënyrë që të votonin Eduard Prodanin.

Pikërisht në atë takim Veliaj u regjistrua për komunikimin skandaloz dhe shantazhin që i bënte personave që ishin pjesë e mbledhjes, duke kërkuar që të firmosnin pikërisht për votën e tyre pro Prodanit. Gjithsesi pavarësisht këtij presioni, 21 prej anëtarëve të pranishëm në mbledhje, një ditë më pas votuan kundër Veliaj në Asamblenë e zhvilluar