Dyshohet për vetëvrasje, ndahet nga jeta në mënyrë tragjike aktori i ‘The Walking Dead'

Aktori Moses J. Moseley ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 31-vjeçare.

Mediat e huaja kanë treguar se aktori u gjet i pajetë në banesën e tij të mërkurë në Stockbridge të Georgia.

 

Kujtojmë se Moseley u bë mjaft i njohur me rolin e tij në filmin “The Walking Dead”.

Vdekja e Moseley po hetohet si një vetëvrasje e mundshme mirëpo hetimet ende nuk kanë arritur në fund.

 

Menaxheri i Moseley, në një deklaratë është shprehur se aktori ishte mjaft i dashur për të gjithë dhe shumë i talentuar.
“Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që e takuan. Një dritë në sytë e të gjithëve”, tha menaxheri i Moseley në një deklaratë.

 

“Moseley ishte një person i mrekullueshëm dhe nëse do të kishe mundësinë ta takoje, ai do ta bënte ditën tënde të mrekullueshme. Ai ishte shumë i talentuar, ishte një mik i madh, ai lloji që mund të thërrisje për çdo gjë. Ai ishte gjithmonë i emocionuar. për jetën dhe punën në biznesin e argëtimit”, është shprehur menaxheri.