Nuk është Kim e as Julia Fox! Kanye West shihet i qeshur nën shoqërinë e një vajze

Kanye West sërish në qendër të vëmendjes! Kësaj here jo për Kim Kardashian apo për partnerin e saj, aktorin Pete Davidson, por për një femër ‘misterioze’.

Ai është parë së fundmi në një verandë në Soho’s Little Beach House në Malibu, shkruan TMZ.

Por ai nuk është shfaqur vetëm. As me të dashurën e tij të re Julia Fox. Kanye shihet nën shoqërinë e një vajze, që në fakt ngjan me partneren e tij të re Julia Fox, nënvizon TMZ.

Reperi duket i lumtur teksa shijon bisedën me femrën misterioze.

Ka shumë arsye që Kanye të stresohet për Kim-in… fëmijët, divorcin, Pete Davidson — por të gjitha ato duken, të paktën përkohësisht, të harruara në ambientin fantastik buzë detit … me shoqërinë e duhur.

Kanye është parë jashtë restorantit i veshur me të zeza, me markën e njohur Balenciaga.