Ronaldo për pagën 50 milionë euro të Mbappes: Kam luajtur në kohën e gabuar

Legjenda e futbollit Ronaldo Nazario në shoqërinë e një tjetër futbollisti të famshëm Christian Vieri ka komentuar transferimin e Kylan Mbappe te Real Madrid për Bobo TV.

Bild gjerman ka bërë të ditur se Mbappe do të fitojë 50 milionë euro në vit pagë bruto te Reali dhe pikërisht kjo i ra në sy Ronaldos.

"Mbappe është i fortë. Ai ka shpejtësi të pabesueshme dhe është i ftohtë në fund dhe me siguri do të jetë më i miri në botë në një moment. Kam lexuar se do të shkojë te Real dhe do të fitojë 50 milionë euro në vit. Duket se kemi luajti në kohën e gabuar”, tha Ronaldo.

Pronari aktual i Real Valladolid, një klub futbolli që garon në La Liga spanjolle,  ka folur për yjet aktual të futbollit: “Messi është i jashtëzakonshëm, një lojtar i fuqishëm dhe teknik. Ai dëshiron të shënojë në çdo ndeshje. Neymar është një tjetër lojtar më i mirë.

Shpresoj se ai mund të fitojë diçka me Brazilin, por ai është kritikuar në Brazil për shkak të jetës së tij private.  Megjithatë, ky brez futbollistësh është më i mirë se ne jashtë fushës.

Ata hanë mirë dhe flenë shumë. Për ne ishte e kundërta, pa përmendur numrin e femrave që kishim. Thjesht mendoni të kishim të njëjtin mentalitet”, tha Ronaldo mes të tjerash, ndërkohë që u pyet për sulmuesin më të mirë.

“Benzema, nuk ka dyshime për këtë. Lewandowski pas tij. Haaland do të bëhet numri 1, por dy të tjerët janë më të mirë se ai për momentin.