Johson nis vizitën në Kiev në mes të krizës në Ukrainë, por vëmendjen e merr çanta

Kryeministri britanik Boris Johson është nisur ashtu siç tha ditë më parë për një vizitë në Ukrainë.

Ai do të takohet me presidentin e Ukrainës dhe sipas lajmeve të shtypit britanik, Johson do të jap një mbështetje të re financimi prej 88 milion paund Ukrainës për të reduktuar varësinë e saj nga burimet energjetike ruse.

Në deklaratën e tij para vizitës, Johson u shpreh:

“Anglia e cila e sheh Ukrainën si një partner miqësor dhe demokratik është e vendosur të mbrojë sovranitetin e Ukrainës ndaj atyre që po përpiqen ta shkatërrojnë'.

Por para kësaj vizite historike Johson pozoi para lenteve.

Por ajo që ra në sy ishte një çantë e kuqe të cilën kryeministri britanik nuk e hiqte për asnjë moment nga dora.

Fotot e tij me çantën hynë aq shumë në rend të ditës sa Agjencitë Ndërkombëtar sqaruan se çfarë ishte ajo.

Sipas Agjencive çanta e kuqe është çanta e tij ministrore në të cilën gjenden dokumentet e ministrisë.