'Po e bën mjaft mirë punën e tij', babai i Zaniolos thur elozhe për Manajn: Shoh veten te ai

Nuk ka shënuar gola, por e ka ndihmuar skuadrën në shumë ndeshje. Me Rei Manajn në fushë Specia ka marrë rezultate pozitive dhe të rëndësishme për objektivin e këtij sezoni.

Në një intervistë të dhënë për “CalcoSpezia”, Igor Zaniolo lartëson punën e bërë nga sulmuesi shqiptar, te i cili shprehet se sheh veten e tij. Babai i mesfushorit të Romës, Nikolo Zaniolos, dikur ka mbajtur peshën e sulmit të Specias, duke qenë edhe një figurë mjaft e dashur për tifozët e këtij klubi.

“Ai po e bën punën e tij më së miri. Po e vë veten në shërbim të skuadrës duke bërë shumë mirë. Nëse nuk shënon, i lejon të tjerët të shënojnë ose në çdo rast të japin maksimumin e tyre. Unë isha pak më fizik, ai është më teknik. Në dëshirën për të luftuar dhe për të djersitur për fanellën, sigurisht që e shoh veten përsëri (te Manaj), por ai është më i mirë”, ka thënë Igor Zaniolo.