'U befasova nga sjellja e tij’, Pas deklaratës së Arjolës, Meridiani ka dy fjalë për t’i thënë

Meridian Ramçaj pas daljes nga programi është bërë shpesh-herë pjesë e vëmendjes në mediat rozë lidhur me disa akuza që ngre rreth produksionit si dhe komentet për banorët e ‘BBV’.

Së fundmi, Arjola Demiri gjatë një bisede që zhvilloi me banorët ka treguar se Meridiani nuk ka treguar asnjë lloj afrimiteti me të.

Madje, para disa kohësh të dy ata janë shprehur se janë miq të mirë jashtë shtëpisë së ‘BBV’.

Mirëpo, Meridiani menjëherë sapo ka dëgjuar këtë deklaratë, ka reaguar. Mesa duket ish-banori nuk i ka pritur aspak mirë fjalët e Arjolës.

Ja çfarë ka shkruar Meridiani në Instastory: “Ajo që nuk kuptoj dhe sinqerisht më ka befasuar është gjithë ky mllef sot pas kaq shumë kohë nga dikush që më quan “MIK”.

Kisha vendosur të heshtja deri në fund të lojës së saj dhe do e bëj por disa të vërteta më duhet të them dy fjalë.

Unë jashtë me ty nuk jam as 1 % ndryshe se ai që të solli varësen e vajzës sekret.

Unë nuk jam distancuar, e ke bërë ti dhe kjo ka bërë përshtypje tek të gjithë dhe nëse kujton dhe tek opinionistët të kanë pyetur pse. Nuk kemi shoqëri të konsoliduar, kemi rreth një vit që njihemi prej një personi të tretë. Nuk njihesh as me mua, aq më pak me partneren time nga A tek Zh siç ke deklaruar.

Por për faktin që më ke quajtur MIK të lashë ta thoje për respekt e se të besova dhe të kam quajtur dhe unë mike.

Jashtë je TI ajo që je shumë ndryshe! Sërish një gënjeshtër, ne nuk kemi ngrënë e pirë e kemi ndenjur non stop për 3 vite pasi kemi vetëm rreth një vit që njihemi prej një miku tjetër dhe po kemi ngrënë disa dreka, darka që kanë filluar tek miqtë e mi dhe e ftuar ke qenë ti”.