'Shtëpia e Lirisë'/ Nishani: Simboli dhe logo e frontit opozitar! Fitore!

Ish-presidenti Bujar Nishani postoi logon e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.

“Simboli dhe logo e frontit opozitar, drejtuar nga kandidatët e PRIMAREVE në Partinë Demokratike për betejën e 6 Marsit!

Ky do të jetë regjistrimi në KQZ dhe prezantimi në Fletën e Votimit!

Më 6 Mars t’i japim përgjigjen e merituar aleancës së Hajnisë & Tradhtisë, Rama/Basha.

Më 6 Mars, shqiptarët e lirë, të ndershëm e patriotë përballë tenderaxhinjve, të shiturve tek paratë dhe favoret e fëlliqura të pushtetit korruptiv e pengmarrës.

Fitore!” shkruan Nishani.