Aksident në Librazhd, një makinë bie në Shkumbin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku një makinë ka renë në lumin Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:10 minuta të mëngjesit të sotëm.

Ende nuk dihet në lidhje me rrethanat e aksidentit dhe persona të plagosur.

Policia Elbasan /informacion paraprak

Rreth orës  09:10, në aksin  rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikëseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.