Në ‘luftë’ për Dembele, ylli katalanas shënjestrohet nga dy ekipe të Premier League

Situata e Dembele-së me Barcelonën është e komplikuar dhe ende nuk po zgjidhet gjë.

Anësorit francez i skadon kontrata në qershor dhe ngjasat që ai të rinovojë kontratën janë të paktë për të mos thënë të pamundura. 

Ai ishte pranë kalimit te PSG por Barcelona kërkonte më shumë nga ato që ofronte klubi francez. Tashmë dy ekipe angleze janë futur në garë për francezin. Chelsea dhe Tottenham janë futur në garë në këto çaste për shërbimet e Dembele. 

Ende nuk ka detaje por dy klubet angleze janë në diskutim me Barcelonën dhe lojtarin.