Poston FOTON/ Sot seanca në Kushtetuese, Meta konfirmon se nuk do të marrë pjesë

Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar se nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet apo jo nga detyra.

Kreu i shtetit përmes një postimi në ‘Facebook’ ka treguar se kush do ta përfaqësojë atë në seancën që pritet të nisë në orën 10:00.

“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë.”, shkruan Meta, duke e shoqëruar statusin me një emoji me dy gishta lart, simbol i demokracisë. Bëhet fjalë për Këshilltarin Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoreshën Juridike, Katrin Treska.

Në qershor të këtij viti, 104 deputetë nga 140 që ka gjithsej parlamenti i Shqipërisë votuan pro shkarkimt të Presidentit Meta. Maxhoranca socialiste e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 2021, të zhvilluara më 25 prill të këtij viti, të cilat kanë nxitur dhunë dhe kanë shkelur Kushtetutën.