", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/01/auto_592823-91cc726250134dd280f8491fcaa15d8b1643704617.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Evertoni bën goditjen më të bujshme në Premier League, firmos me yllin e Tottenham

Pas afrimit të Frank Lampard në stol, Everton ka nënshkruar edhe me   mesfushorin me tipare sulmuese Dele Alli. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Everton nëpërmjet një deklarate zyrtare për shtyp. Në të thuhej se Alli ka nënshkruar me klubin nga Liverpool deri më 30 qershor 2024. 

Dele Alli largohet kështu nga Tottenham pas gjashtë vitesh e gjysmë. Vitet e fundit ai ka pasur vazhdimisht probleme me trajnerët dhe nuk ka qenë pjesë e planeve të tyre. I fundit ka qenë Antonio Conte që kërkoi shitjen e tij.