U bullizua në rrjet për kërcimet popullore, Lulzim Paci në mbrojtje të traditave: T’i harrojmë ato që na gjykuan...

Bullizimi si fenomen shoqëror po bëhet gjithnjë e më shqetësues në vend.

E viktima e radhës është një profesor nga Vushtria e Kosovës i quajtur Lulzim Paci, i cili ka pasion vallëzimin dhe vallen tradicionale.

Ai publikoi video në ‘Tik Tok’ duke kërcyer valle popullore në shtëpinë e tij mirëpo në rrjet mori reagime nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilin e kanë bullizuar, duke i  rrezikuar edhe vendin e punës.

Këtë bullizëm e nisi pikërisht deputetja e Lëvizjes së  Vetëvendosjes Fjolla Ukani e cila e gjykoi si të pahijshme sjelljen e tij duke e 'kryqëzuar' atë hapur.

Ditën e sotme, në një lidhje me Skype, profesor Lulëzimi foli për ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv,  teksa tregoi më shumë për këto ditë jo shumë të lehta për të.

“Mbështetësit që kanë qenë në përkrahjen time i falënderoj, ka pasur shumë komente dhe i falënderoj, të gjithë. Sipas të dhënave unë mendoj se kjo periudhë e vështirë po kalon. T’i harrojmë ato që na gjykuan dhe t’i falim.”

E pyetur nga moderatorja Dori se çfarë e ka trishtuar më shumë në gjithë këtë ai u shpreh:

"Unë i thash vëllait tim që nëse ndihesh i turpëruar thuaj që jam kushëriri yt dhe jo vëllai, dhe të ma bëjë hallall nëse e kisha lënduar. Unë jam mësimëdhënës por nëse do të kisha qenë deputet do kisha kujdes se çfarë do të flisja sepse përfaqësoj një komunitet”, shtoi ai.

E përsa i përket reagimit të nxënësve dhe prindërve të  shkollës ku punon, Paci ju pëgjigj me pyetjen: Nëse ne nuk i ruajmë traditat tona, kush do na i ruajë ne?

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë: