'Rama mban vetëm një anë: zgjatjen sa më shumë të konfliktit në PD'

Nga Ylli Manjani

“Rama ka marrë anën e Foltores”- thonë mamlukët e Lulit dhe të Ramës njëkohësisht. Më vjen keq për disa që kanë ende fjalë në fjalorin e tyre.

Po mirë, ja ta zëmë se është ashtu, e ç’ë pastaj?!

Në pastë marrë anën e Foltores është në anën e duhur dhe do të thotë se i paska dy pare mend.

Po ju o mamlukë me kë jeni atëherë?! Se edhe me Lulin, edhe me Ramën sikur nuk shkon?!

Hani ato ushqime që u japin lëmoshë e lërini përrallat që s’i ha njeri.

Rama ka vetëm një anë: zgjatjen sa më shumë të jetë e mundur e konfliktit në PD. Sa më gjatë të shkojë ky konflikt, aq më e sigurtë është shpërbërja elektorale e saj. Shenjat janë të qarta.

Atij nuk i duhet (as)një anë, por të dy anët të përplasje. Në këtë funksion janë vënë policët, mediat, gjykatat dhe vetë zonja Kim madje.

Pyetja e vërtetë është me kë jemi ne?

Me demokracinë dhe pluralizmin ku vendos anëtarësia, apo me këtë fake demokraci të një grushti gjasme-opozitarësh të korruptuar që kyçen në bunker e ruhen me policë pushteti?

Përgjigjuni kësaj pyetje, lërini mamlukllëqet me anët e Ramës!