Vrasësi-kasap/ A ishte kjo arsyeja e ekzekutimit të dy policëve?

Forcat speciale gjermane, të armatosura rëndë, kanë arritur të vënë në pranga dy persona, 38 dhe 32 vjeç, pasi akuzohen se kanë vrarë dy policë.

Ngjarja e rëndë tronditi jo vetëm Gjermaninë.

Policët ishin në patrullim kur ndaluan një makinë. “Po na qëllojnë”, ishte komunikimi i fundit i tyre në radio.

Viktimë e krimit të rëndë mbeti një police, e cila ishte akoma në akademi dhe një inspektor.

Ishte ora 4 e mëngjesit të së hënës kur oficeri i policisë, Alexander K. dhe partnerja e tij e re pikasën një makinë. Ajo ishte e parkuar në një cep rruge. Ata vendosën që të kontrollojnë makinën. Se përse përshkallëzoi situata, kjo nuk dihet.

Siç raporton BILD, Alexander kishte parë një kafshë të vrarë në bagazhin e makinës. Më pas u dëgjuan krisma. Fillimisht autori qëlloi mbi policen nga afër. Ajo nuk pati shans që të nxirrte armën e saj.

Kolegu i asj ishte në gjendje që të nxirrte armën dhe të qëllonte një karikator, duke goditur një prej personave. Më pas vrasësi mori shënjestër mbi policin dhe e qëlloi me një plumb në kokë. Ai vdiq në vend. Kurse policja ndërroi jetë pak më vonë.

Në vendin e ngjarjes autorët lanë patentat dhe kartat e identitetit. Nisi kështu një gjueti për të kapur autorët.

Sipas burimeve, personi që ka qëlluar mbi policët është Andreas Johannes S., 38 vjeç. Ai u arrestua teksa ishte me një veshje kasapi në trup.

Policia dyshon se ai po bënte gjueti të paligjshme gjatë natës. Ky është shkaku se përse ai hapi zjarr mbi policët.

Në vitin 2021, një furrë buke që kishte hapur ai, falimentoi. Andreas ishte gjuetar, por e kishte humbur licencën. Ai ishte personazh i njohur për policinë për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe tregtisë ilegale të kafshëve të egra.

Dysohet se ai bashkë me shokun e tij po bënin gjueti natën, kur u befasuan nga policia.