Ish-lojtari i Manchester City-t nis punën si hidraulik: Ne futbollistët fitojmë para, por...

Duket logjike që fitimet e futbollistëve profesionistë të garantojnë siguri ekonomike, por jo gjithmonë është kështu dhe disa lojtarë e planifikojnë të ardhmen e tyre me shumë kujdes. Ashtu si Shay Logan, 34 vjeç, i cili luan në Skoci dhe punon si hidrauliknë kohën e lirë.

Në të shkuarën, Logan ka qenë pjesë e skuadrës së Manchester City-t në Angli, ndërsa sot ai është futbollist i Cove Rangers në ligën e parë skoceze, teksa më parë ka luajtur për Aberdeen dhe Hearts.

Por, siç ka shpjeguar për BBC-në, tashmë e ka një ide se çfarë të bëjë kur të përfundojë karrierën dhe dëshira e tij është të bëhet hidraulik.

"Ne futbollistët fitojmë para. Por pyetja është a do të fitoj mjaftueshëm për të qëndruar i qetë për pjesën tjetër të jetës sime? Jo. Kështu që gjithmonë kam thënë që në një moshë të caktuar duhet të filloj të bëj diçka tjetër. Më pëlqen futbolli, por jo mjaftueshëm për t'u bërë menaxher. Kështu që duhet një karrierë alternative për ne, "tha mbrojtësi i djathtë.

Logan është rritur në akademinë e Manchester Cityt dhe në stërvitje me Roberto Mancinin ka takuar yje si Kun Aguero, Edin Dzeko dhe Carlos Tevez.

Ai gjatë katër viteve të kaluara në ekipin e parë ka luajtur vetëm tre ndeshje zyrtare për Qytetarët dhe tani ka treguar se çfarë do të bëjë.

“Mendova, ok, do gjej një punë. Dhe zgjedhja ishte midis një tekniku gazi, elektricisti apo hidraulik. Unë mësoj nga shtëpia, bëj praktikë dhe flas me profesorët e mi kur me duhet. Kam një shok që punon si hidraulik dhe më ndihmon të mësoj, pasi praktikoj çdo ditë pas stërvitjes, kur mbaroj në orën 13:00 dhe më pas shkoj në punë deri në orën 17:00. Dhe kur nuk kemi trajnime, punoj gjithë ditën”, tha Logan.

Logan nuk ishte i disiplinuar jashtë fushës. Ai u arrestua në Aberdeen më 17 qershor 2021 për pastrim parash dhe u akuzua për drejtim mjeti në gjendje të dehur.