Arrihet akordi, Aubameyang i bashkohet Barcelonës

Dita e fundit e merkatos së dimrit u mbyll me Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ndërpreu kontratën me Arsenalin dhe u transferua te Barcelona si lojtar i lirë.

Gabonezi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore në një spital në Barcelonë përpara se të nënshkruante kontratën.

Aubameyang i bashkohet Barçës si lojtar i lirë dhe nuk ishte e nevojshme që klubi katalanas ta regjistronte para se të mbyllej merkato. Sipas burimeve të klubit, Barcelona do ta publikojë lajmin në orët e ardhshme, ndërsa sulmuesi 32 vjeçar do të prezantohet para tifozëve më 2 shkurt.