Punonjësit e pavaksinuar në Itali do penalizohen me gjoba deri në 1500 euro

Në një mbledhje të qeverisë italiane ditën e djeshme janë diskutuar masat për të mbajtur në kontroll pandeminë. Sipas qeverisë, përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambiente të hapura do të zgjatet të paktën deri më 10 shkurt.

Klubet, dhe sallonet do të rihapen më 10 shkurt. Për sa i përket kohëzgjatjes së “pasaportës së gjelbër” për të vaksinuarit, qeveria vendosi që  do të jetë e vlefshme vetëm për gjashtë muaj (në vend të nëntë) për të gjitha personat që kanë marrë të dyja dozat.

Në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme – e cila përfundon më 31 mars, qeveria nuk pritet të marrë vendime të reja.  Personat e pavaksinuar mbi 50 vjeç do të gjobiten me 100 euro. Duke filluar nga 15 shkurti, të gjithë qytetarët që tentojnë të  shkojnë në punë pa u vaksinuar gjoba do të variojë nga 600 deri në 1500 euro.

Qytetarët që mbërrijnë  në Itali nga vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe kanë një “çertifikatë vaksinimi” nuk do t’i nënshtrohen testit diagnostik.

Italia ka regjistruar 57715 raste dhe 349 viktima në 24 orë.