Kukësi zgjohet i mbuluar nga dëbora

Veriu, verilindja dhe juglindja e vendit janë nën reshjet e dëborës prej orëve të para të ditës së sotme.

Në Kukës trashësia varion nga 5 cm në qytet deri ne 25 cm në zonat malore. Aktualisht raportohet se nuk ka probleme me qarkullimin.

Në Rrugën e Kombit janë vënë në lëvizje 37 mjete borëpastruese që punojnë në dy segmente  Tuneli Kalimshit-Morinë dhe Tuneli i Kalimashit- Rrëshen.

Mjetet borëpastruese edhe në drejtim të Hasit, Pukës, Peshkopisë e Shishtavecit.

Nuk ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Në shkolla vijon procesi mësimor.