Xheisara Frisku komenton banorët pas daljes nga Big Brother VIP

Xheisara Frisku, ish banorja e Big Brother Vip, ka folur së fundmi për banorët e shtëpisë së famshme.

Xheisara, e cila u largua nga shtëpia e famshme pak javë më parë, ishte e ftuar në Top Albania Radio, ku pyet për mendimin që ka për banorët që kanë mbetur në BB VIP.

Teksa po fliste për Ilirin, këngëtarja nga Burreli tha me shaka se nëse do të kishte qëndruar më shumë brenda shtëpisë, do të ishte rrahur me të.

Për të, banorja më e sinqertë është Beniada ndërsa për Donaldin u shpreh se e shikon si vëllain që nuk e ka pasur kurrë.

Iliri: Është strateg, i ka nxjerrë të gjithë nga vetja, shyqyr që nuk ndejta më shumë se do të ishim rrahur.(qesh) Iliri ka eksperiencë, por ka shumë gjëra që kur i kam parë aty nuk më kanë pëlqyer. Më ka ngacmuar në emocionet e mia. Më tha që e beri për shaka por unë nuk e mora si të tillë.

Në një moment aty brenda më tha që dua t’ju jap mundësinë ju banorëve të rinj të ecni përpara, e pyeta si ishte kjo që the dhe e përsëriti duke më thënë do të të jap mundësin të tregosh personin që nuk je. E gjitha kjo erdhi sepse në dhomë të rrëfimit thash që Iliri ka bërë hile te loja.

Monika: Ka qenë në shumë dimensione. Është me Ilirin, po bën lojë me Ilirin dhe nuk e besoj që zihen seriozisht. Iliri po e mban në lojë duke i bërë ironi. Këtë herë nga fakti që Monika e shpëtoi nga nominimi u kuptua që po bëjnë një lojë të pastër.

Arjola: Është vajzë e mirë, me mua është treguar shumë e mirë. E meriton finalen.

Einxhel: Është vajzë me karakter të fortë. Unë dhe Einxhel jemi thuajse një karakter. E kisha parë nga jashtë, e dija çfarë kishte përjetuar. Unë jam përpjekur t’i japë sinjale që të dyja bashkë mund të bëjmë namin por ajo e kishte mendjen të Dagzi.(qesh)

Donaldi: Është vëllai që do doja të kisha. Është i ndjeshëm, djalë i mirë.

Beniada: Ka zgjedhur mënyrën më të bukur për të luajtur. Është goca më e sinqertë por është më e zgjuara aty. E vetmja gjë që i kam komentuar kur ka dalë nga vetja i kam thënë: “Ah çfarë je një ti”.