Beatrix i dedikoi këngë, Donaldi bën deklaratën e fortë

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u dëgjua kënga më e re e Beatrix Ramosajt.

Kënga titullohet “Faj” dhe i dedikohet Donaldit.
Fillimisht ai nuk e kuptoi se kënga ishte e partneres së tij, por më pas e dëgjoi me vëmendje.

Donaldi u habit dhe njëkohësisht u emocionua tepër.

Së fundmi, gjatë një bisede me banorët, aktori ka bërë një deklaratë të fortë.

Ai ka thënë se kënga është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për të.

“Është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për mua”, është shprehur ai.