Nisin shirat, rriten lehtë temperaturat

Një qëndër me presion të ulët e pozicionuar në Adriatik po ndikon mot me rreshje shiu dhe bore në vendin tonë në fillimin e muajit shkurt.

E martë, 1 shkurt 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuar nga reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore . Në veri lindje dhe jug-lindje do të ketë  reshje bore . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       2/6°C
Zona e ulët          4/11°C
Zona bregdetare  9/13°C

Kosova, e martë, 1 shkurt 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 0 - 2°C .

E mërkurë, 2 shkurt 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe kodrinore. Era do të jetë me drejtim Veri me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -6/4°C
Zona e ulët          -3/13°C
Zona bregdetare  2/13°C/ RTSH