Kryemadhi solidarizohet me mësuesin nga Kosova, poston video duke kërcyer

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është solidarizuar me mësuesin nga Kosova, Lulzim Paci i cili u bullizua në rrjetet sociale pasi ai u shfaq duke kërcyer.

Në një video të bërë publik në TikTok, Kryemadhi shihet duke kërcyer së bashku me kryetaren e LRI, Floida Kërpaçi ndërsa në duar mbajnë flamujt shqiptarë.

Kësaj nisme për solidarizim me profesorin Paci i janë bashkuar edhe shumë personalitete tjera të njohura shqiptare.

Kercimet e profesorit të publikuara në rrjetin social “TikTok” bëri që Lulzim Paci nga Vushtrria të fitoj zemrat e mijëra ndjekesve, madje mori edhe epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”.Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit Paci. Shumë kritika erdhën në adresë të tij, ndersa ai duke folur për këtë gjë një ne nje media ne Kosove, ai shpërtheu në lot.Ai tha se vëllait të tij, i ka thënë se nëse ndihet i turpëruar, të mos tregojë se e ka vëlla.“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, deklaroi Paci ndersa nisi të qajë.

https://www.tiktok.com/@monika.kryemadhi/video/7059454267530169605?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id7015842681810454022