VIDEO/ Mësuesi bie pre e bullizmit në Tik-tok, përlotet gjatë intervistës live

Një mësues biologjie nga Kosova ka rënë pre e bulizmit në rrjetet sociale. Një video e publikuar në “Tik Tok” duke kërcyer valle popullore në shtëpinë e tij është bërë virale ne internet.

Ai është shprehur se qëllimi i tij ishte që të përcillte mbrojtjen e vlerave kombëtare. Por video ka shkaktuar mjaft reagime nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilët e kanë bullizuar, e madje kanë bërë që t’i rrezikohej edhe vendi i punës.

Ndërkohë në një interviste televizive në KTV ai është shfaqur i përlotur, e madje ka treguar se i ka kërkuar vëllait të tij që të mos tregoj se e ka vëlla.

“Unë bëj çfarë dua në banesën time private! Detyrova vëllezërit e mi, njëri prej tyre që është drejtor shkencash, e i thashë nëse të pyesin se çfarë e ke Lulzim Pacajn thuaj e kam kushëri, mos i thuaj se e ke vëlla (Qan)!”- u shpreh ai.

Ai ka treguar se do të vijojë që të vallëzoj valle kombëtare, dhe se nuk ka linçuar askënd në videon e publikuar.

“Është jeta ime private, unë do të vazhdoj që të vallëzoj valle kombëtare. Nuk kam linçuar askënd.’” u shpreh ai.

 Për këtë rast edhe  deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, tha se Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit duhet të marrin masa.

“Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë.’- shkruante ndër të tjera Ujkani.