Nard Ndoka i bashkohet 'Shtëpisë së Lirisë', konfirmon koalicionin: Fitojmë Shkodrën në 6 mars

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka thotë se kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë Shkodër nuk ka peshë elektorale edhe pse ende nuk e ka shpallur zyrtarisht.

Sipas Ndokës, fitues do të jetë kandidati i koalicionit opozitar Shtëpia e Lirisë dhe ai është Bardh Spahia.

Kreu i PDK konfirmoi se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të jetë pjesë e koalicionit që do të udhëhiqet nga Berisha.

Ndoka: Kandidati i z. Basha Basha besoj do të jetë i papërfillshëm si vlerë elektorale. Kandidati i Grupit të Rithemelimit do të dalë më para se sa shumatorja e kandidatit të PS dhe Lulzim Bashës.

Grupi i Rithemelimit të PD ka shpallur kandidat në Shkodër, Bardh Spahian, i cili do të mbështet dhe nga aleatë që Berisha ka afruar mes tyre dhe LSI.

Përzgjedhja e kandidatëve të Grupit të Rithemelimit të PD përmes primareve ‘zbeh’ rolin e kreut të partisë duke i dhënë më shumë peshë ‘mendimit’ të anëtarësisë.