‘Sigla teknikalitet’/ Bardh Spahia: Jam rritur në PD... Demokratët i njohin përfaqësuesit e vërtetë

I votuar ditën e djeshme nga demokratët në primaret në Shkodër, Bardh Spahia është përgjedhur për të kandiduar për koalicionin opozitar, Shtëpia e Lirirsë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në emisionin ‘Now’, deklaratën e deputetëve të Bashës, se kandidatët e zgjedhur ‘nuk kanë lidhje me PD-në’, Spahia e quan akuzë dhe e cilëson qesharake.

Kandidati Spahia tha se po kandidon në formën më të natyrshme, duke vazhduar rrugëtimin e paraardhësve të tij, pasi i ati, Ali Spahia, ishte themelues i PD-së.

Faktin që nuk po kandidon nën siglën e PD-së, por në koalicion me LSI-në, Spahia e quan teknikalitet.

Spahia: Unë dhe vëllezërit e motrat e mia jemi rritur me sukseset dhe vështirësitë e saj që në vitet e para të themelimit.

Kjo mënyrë kandidimi nuk do t’i konfuzojë votuesit demokratë, pasi demokratët e gjithë Shqipërisë dhe sidomos Shkodrës dinë të identifikojnë partinë e vërtetë demokratike dhe përfaqësuesit e saj.

Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit do të kandidojnë në koalicion me LSI-në. LSI nuk do të ketë kandidatë të vetët por do të mbështesë kandidatët e dalë nga primaret në PD të zhvilluara ditën e djeshme.