‘Primaret në PD hap i mirë, imponon kundërshtarin’/ Shkullaku: Koalicioni opozitar më afër fitores

Gazetari dhe analisti Armand Shkullaku ka komentuar procesin e primares në grupin e rithemelimit për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit i ka cilësuar si një hap para dhe që sipas tij vlen për tu përshëndetur.

I ftuar në ‘Të Paekspozuarit’, Shkullaku theksoi se koalicionin e grupit të Berishës me LSI e ka parë në dy aspekte atë politik dhe atë teknik, ku për të dyja theksoi se është zgjedhja e duhur, pasi siç ai shprehet nëse kampet opozitare bëhen bashkë kundër regjimit të Ramës janë më pranë fitores.

Shkullaku: Mendoj se është një hap i parë i cili nuk para ka ndodhur. Primaret si këto që bëhen për herë të parë sigurisht që janë një hap përpara, por jemi koshient se janë primare që u bënë në kushte të jashtëzakonshme, në një kohë të shkurtër. Grupimi i Berishës kishte shumë pak kohë për të organizuar primaret dhe në një hap të dytë PD nuk do të kthehet pas me emërimet e kandidatëve por është i detyruar që të vazhdojë me primaret, pra do jetë një proces që do vijojë. Me gjithë perfeksionin që pati si hap i parë është për tu përshëndetur ndërsa detyron dhe kundërshtarin që ti ofrojë elektoratit të vet të shkojë me primaret, që është një hap i mirë.

Sa i takon koalicionit e shoh në dy aspekte, një është ai teknik dhe tjetri ai politik. Në aspektin teknik mendoj se është zgjedhja më e mirë sepse për shkak se gjykata nuk është shprehur akoma dhe për shkak se qeveria jo vetëm në vendime madhore por dhe në fushatën shoqëron Bashën do ishte e vështirë që Berisha të përfaqësohej me logon e vet. Kështu që kjo i jep mundësinë të futet me një logo të re. Kandidatët do jetë të PD sepse janë ata që kanë mundësi reale potenciale për të fituar të paktën në 2-3 bashki. Në këto primare mund të quhen të koalicionet përsa kohë që ata nuk kanë kandidatë të tyre.

Sa i takon aspektit politik mendoj se dhe kjo është një përparësi e madhe e Berishës në këtë garë sepse çdo forcë opozitare që është kundër regjimit të Edi Ramës duhet të bashkohet. Kush është për një front, është për një front. Kush ka sot aftësinë të bëjë në një front me kampet opozitare është më afër fitores. Jam për bashkimin e të gjitha forcave për forcimin e votës.