'Shtëpia e Lirisë'/ Berisha zbulon detaje nga koalicioni: Po firmosim marrëveshjen me LSI dhe partitë e tjera

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje nga koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' që do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. 

Në Çim Peka Live, Berisha tha se PD po firmos marrëveshjen me LSI-në dhe partitë e tjera të qendrës së djathtë. 

Negociatat vazhdojnë mes deputetit të PD Flamur Noka dhe nënkryetarit të LSI Petrit Vasilit e Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari. 

"Koalicioni do të jetë 'Shtëpia e Lirisë'. Unë jam deklaruar se jam për koalicion me LSI. Marrëveshjen po e firmosin Flamur Noka nga ana jonë dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI por do të jenë edhe Demokristianët e Kristian Demokratët. Vetëm për këto zgjedhje. Partitë e tjera nuk janë regjistruar", tha Berisha.