Berisha: PS ka dështuar në bashkitë që drejton, ka shpërdoruar 8 miliardë euro

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se PS ka dështuar në bashkitë që drejton në vend, nga veriu në jug.

Berisha theksoi se Rama ka shpërdoruar në këta bashki 8 miliardë euro, shifra këta që janë marramendëse.

“PS nuk ka bërë një investim të duhur në bashkitë që qeveris, kjo qeveri ka shpërdoruar 8 miliardë euro, e thotë KLSH. Nëse këta para do ishin investuar, Shqipëria do ishte krejt ndryshe sot. Ky është vendi ku ka tendera sekretë, ky është vendi që ndërton me çmim tetë herë më lart sesa bankat. Unë kam thënë se Rama ka diskriminuar veriun, por se ka lënë pas edhe veriun, edhe jugun.

Të gjitha sheshet e Shqipërisë nuk bëjnë sa sheshi “Skëndërbej” nëse i merr së bashku. Durrësin e pati edhe PD, e ka qeverisur siç duhet, ndërsa batërdia nisi me Vangjush Dakon, që nuk mendonte për qytetin, por mendonte si të shesë betonin dhe kjo e shkatërroi Durrësin”, deklaroi Berisha.