‘Nuk mbahet partia me ambasadorë’/ Henze çmonton Tabakun: Askush si beson më përrallat tuaja në Berlin

Ish-këshilltari i CDU-së, Martine Henze ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetes Jorida Tabaku, duke theksuar se askush më në Berlin nuk i beson përrallat e Bashës.

Reagimi i plotë i Martin Henze:

Z.Tabaku:

Askush s'i beson më përrallat tuaja në Berlin .

Si mund tju besojë më ju anëtarësia (popullsia jo e jo). Si mund t'ju besojë më ju, PPE apo BE, kur ju vete zonjë jeni pjesërisht përgjegjëse që anëtarët e paarmatosur të partisë tënde në shtëpinë e tyre u sulmuan me urdhrin tuaj nga banditet e thirrur po nga ju, me shufra hekuri, armë, dhe gaz helmues.

Ne e dimë çfarë ndodh në partinë tuaj, dhe nuk kemi nevoje për servirjen e përrallave tuaja.

Me veprimet tuaja ju jeni më të pabesueshem në BE, më shumë se kjo qeveri dhe qeverisja e narkokryeministri tuaj …

Z. Tabaku!

Nuk mbahet partia me ambasadorë, megjithëse nuk është detyra e tyre të merren me partitë politike në vendet ku ata shërbejnë …ata ikin e vijnë…

Partia ka rregulla, ajo funksionon dhe mbahet jo me përralla dhe ambasadorë, por me votuesin, statusin dhe anëtarësinë e saj.

Ju e humbët anëtarësinë me aferat dhe marrëveshjet e fshehta me narko-qeverinë dhe narko-kryeministrin.

Ju humbet të drejtën e përfaqësimit të anëtarësisë, në momentin që dolët nga parlamenti.

Ju e humbët të drejtën e përfaqësimit në momentin që shitët zgjedhjet duke ndaluar të drejtën e demokratëve për të votuar në zgjedhjet lokale.

Ju e humbët anëtarësinë duke përdorur ndaj saj ndër vite, mashtrimin dhe humbjen, dhunën dhe gazin helmues.

Ju e humbët besimin në momentin kur kandidatet per deputetë a kryetar bashkish, i zgjidhnit vetëm kur ata vinin te ju me zarfat plot me qindra mijra euro .

Ju e humbët të drejtën e përfaqësimit të demokratëve…