Rikthehet i ftohti polar në Shqipëri, ja zonat ku do ketë reshje bore

Pas disa ditëve me temperatura të ulëta, moti i keq do të prekë Shqipërinë gjatë dy ditëve të së martës dhe të mërkurës . Sipas të dhënave të fundit të parashikimit të motit, karakteristikat kryesore të motit të keq do të jenë erëra të stuhishme, ulje temperaturash dhe reshje dëbore e shiu.

Ky mot i keq pritet të jetë i kategorisë 3, për sa i përket Indeksit Rajonal të Reshjeve RPI.

Videoja e mëposhtme tregon reshjet e shiut dhe borës që priten deri në natën e së mërkurës 02/02/2022. Të martën priten reshje të dendura lokale shiu dhe bubullima kryesisht në Jon. Reshje bore do të ketë fillimisht në male. Të mërkurën reshje bore do të ketë edhe në ultësira.