Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë'/ Manjani: Primaret, standard demokratik spektakolar!

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani folur rreth koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Manjani e ka vlerësuar si spektakolar procesin e primareve në PD në lidhje me kandidatët për bashkitë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe e ka quajtur një gjë pozitive.

Gjithashtu Manjani e ka quajtur një mënyrë shumë efikase për t'i hequr krytarëve vendimmarrjen në parti sepse politika është kalbur dhe është mbyllur këtu ku është për shkak të kryetaro-kracisë që kanë marrë vendime jashtë strukturave të partisë.   

Manjani: Standard demokratik spektakolar nga më të mirët që kemi parë ndonjeherë. Në kuptimin e jetës politike kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe mendoj që ka treguar avantazhe të spikatura në raport me mënyrën tradicionale të vendosjes së kandidatëve, ku kryetarët maksimumi marrin vendime të mbyllura dhe krejtësisht jotransparente. Ne kemi parë dje një proces fantastik ku anëtarët e një partie mblidhen dhe vendosin se kush kandidat do t'i përfaqësonte. Nuk ka më bukur se sa kaq. Ka dhe më mirë, sikundër këto primare të ishin të hapura edhe për qytetarët jo-anëtarë të partisë, por si fillim është një gjë pozitive që duhet përshëndetur. Nëse të gjitha partitë do të aplikonin këtë standard, athëherë do të ishte shumë më pozitive.

Në fund të ditës duhet të kuptojmë se këta kandidatë përveçse janë produkte politike të partive, duhet të gëzojnë edhe njëfarë pëlqimi nga qytetarët që nuk janë anëtarë të këtyre partive.

Nuk ka fare rëndësi se kush është kryetari i partisë në këtë proces, ka zero rol në vendosjen e kandidatëve. Dhe nga kjo gjë po vuajmë ne nga kryetaro-kracia dhe puna është se si ti ç’kryetarizojmë partitë. Primaret janë një mënyrë shumë efikase për t'i hequr krytarëve vendimmarrjen në parti sepse polika është kalbur dhe është mbyllur këtu ku është për shkak të kryetaro-kracisë që kanë marrë vendime jashtë strukturave të partisë".